Moti sot në Kosovë: Temperaturat deri në 15 gradë Celsius
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell.
Meteo Kosova parashikon që do të ketë edhe era që kohë pas kohe pritet të jenë të fuqishme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus dy deri në një gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15 gradë Celsius.
“Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në regjionin e Gjakovës dhe Malishevës, me shpejtësi prej 15-55 km/h.”