Moti sot në Kosovë: Pos reshjeve ka mundësi të ketë edhe zbrazje elektrike
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot mbi vendin tonë të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Sipas IHMK-së, vranësirat sot janë më të theksuar dhe vende-vende përveç reshjeve të shiut mund të ketë edhe zbrazje elektrike.
“E merkurë – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e marte, por vranësirat do të jenë më të theksuara dhe vende-vende pos reshjeve ka mundesi të ketë edhe zbrazje elektrike , si pasojë e konveksionit në troposferë.Sa i i përketë gjendjes termike ajo mbetet pothuaj e njejtë me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.” – njofton IHMK-ja.
Njoftimi i plotë: