Moti sot me vranësira e intervale me diell, pasdite riga shiu - NACIONALE

Moti sot me vranësira e intervale me diell, pasdite riga shiu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në Kosovë parashikohet që të mbajë mot me diell dhe me vranësira.

Sipas Meteo Kosova, pritet të ketë edhe reshje lokale shiu në sasi të pakta, por që gjatë mbrëmjes do të ketë rrebeshe shiu.

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në orët e mbrëmjes, pritet zhvillime lokale të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.” – thuhet në njoftim.

Më tej, bëhet e ditru se do te këet edhe pluhur Saharian.

Po ashtu, do të ketë edhe koncentrime të pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24°C.” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme