Moti për të hënën: Vranësira dhe intervale me diell, mundësi për riga të dobëta shiu
Të hënën parashihet mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me intervale me diell. Sipas parashikimit, vranësirat në disa zona mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.