Moti për të enjten: Vranësira, diell dhe rritje e lehtë e temperaturave maksimale - NACIONALE

Moti për të enjten: Vranësira, diell dhe rritje e lehtë e temperaturave maksimale

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas një fillimi të javës me temperatura polare, situata meteorologjike për ditën e enjte parashikohet të jetë më e qëndrueshme, e karakterizuar nga vranësira dhe intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, dita e enjte do të sjellë një zbutje të lehtë të temperaturave maksimale, ndonëse mëngjeset mbeten ende të ftohta.

Njoftimi:

E enjte

Mot i vranët dhe me interval me diell.

Temperaturat minimale: -5 deri -2°C

Temperaturat maksimale: 3deri 7°C

Era: nga juglindja 1-5m/s.

Lajme të ngjashme