Moti për sot me diell, shi dhe mundësi për shkarkime rrufesh
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Vranesirat parashihen te shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8/m/s.