Moti për sot - NACIONALE

Moti për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s.

Për shkak të këtyre temperaturave të larta edhe indeksi UV do të jetë i lartë, apelohet respektimi i këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lajme të ngjashme