Moti për pesë ditë, priten shi e bubullima - NACIONALE

Moti për pesë ditë, priten shi e bubullima

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë, ndërsa nga java e ardhshme pritet mot jostabil, me shi e bubullima.

Prishtina Weather njofton se temperaturat janë në rënie dhe se deri të mërkurën, do të zbresin në 27 gradë Celsius.

Ndërkaq, temperatura minimale gjatë këtyre ditëve, do të jetë 15 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:

Mbetet nxehtë edhe në fundjavë, të dielen mundësi për rrebeshe e bubullima. Javën e ardhshme mot jostabil me shi e bubullima, lokalisht edhe stuhi shiu.
5.08.2022 - Mot më i nxehtë po parashihet për ditën e shtunë, e kryesisht me diell. Ditën e diel orëve të pasdites paraqiten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Mot më të paqëndrueshëm me periudha shiu dhe bubullima, pritet ditëve të para të javës së ardhshme. Ditën e martë reshjet edhe mund të marrin veçori të stuhive me shi, erë e breshër.

Indeksi i cilësisë së ajrit në kushte të motit me diell dhe të nxehtë, do të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta ditën e shtunë, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor. Mirëpo nga java e ardhshme, kur parashihet mot me më shumë vransira koncentrimet e ozonit zbresin në vlera të pranueshme.
Rrezikut nga rrezet ultravjollce mbetet me indeks të lartë dhe shumë të lartë, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t'i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

6.08 - Kryesisht me diell, më nxehtë. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 - Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima orëve të pasdites.

8.08 - Kryesisht me vransira. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

9.08 - Kryesisht me vransira, e që nga mesdita priten mundësi për zhvillime të stuhive me shi e erë.

10.08 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për rrebeshe me bubullima.

Temperaturat në rënie, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet nga 33C ditën e shtunë, zbresin edhe deri në 27C ditën e mërkurë.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s, të dielen edhe mesatarisht të fuqishme me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale, e më pas gradualisht në rritje.

Lajme të ngjashme