Moti për nesër, diell dhe pjesërisht i vranët
Gjatë ditës së diele në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat do të jenë në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët.
IHMK-ja ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 24-26 gradë Celsius.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.” – thuhet në njoftim.
