Moti për këtë javë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë publik parashikimin e motit për këtë javë.
Moti për këtë javë:
E hënë – Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33°C. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
E martë – Moti do të jetë me diell gjatë gjithë ditës. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 17°C, kurse ato maksimale pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E mërkurë – Moti parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29 deri 33°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
E enjte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi relievin malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16°C, kurse maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 35°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga verilindja.
E premte – Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 32 deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi 1-7m/s.