Moti për ditën e sotme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të enjtën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë ditës mund të sjellin edhe riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta”, thuhet në njoftim.