Moti për ditën e sotme
Moti parashikohet të përmirësohet ditën e dielë. Temperatura minimale do të jetë prej 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalja e ditës parashihet të lëvizë ndërmjet 21 dhe 25 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu, kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike”, thuhet në njoftim.