Moti i lig në Shqipëri, Rama: Mirënjohje ekipeve në teren, qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar pas situatës së renduar nga shiu dhe erërat në Shqipëri.
Rama përmes një postimi në Facebook, ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet që kanë punuar në terën gjatë natës për menaxhimin e kësaj situate.
“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.” – ka shkruar Rama.
Ai tutje ka shprehu edhe një apel ndaj qytetarët për të shmangur lëvizjet e panevojshme.
“Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin.” – ka përfunduar kryeministri Rama.
