Moti: Edhe nesër do të bëjë ftohtë, nga e enjtja ndreqet pak
Të mërkurën, Kosova do të përballet me mot kryesisht të vranët, me reshje lokale shiu që do të shfaqen herë pas here dhe me erëra të ftohta që do të fryjnë nga veriu.
Temperaturat do të variojnë nga 5°C në orët e mëngjesit deri në 12°C në mesditë.
Të enjten pritet përmirësim i dukshëm i motit, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave, megjithatë do të ketë ende ndonjë vranësirë lokale, sipas MeteoBallkan.