Mot me diell, temperaturat deri në 24 gradë
Në Kosovë sot pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, nuk parashikohen reshje të theksuara.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 22 deri në 24 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.