Mot me diell dhe temperatura deri në 27°C të dielën
Kosova të dielën do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me diell dhe intervale të shkurtra me vranësira të pakta.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për të dielën, parashihet mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 10 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 24 dhe 27 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore.