Mot me diell dhe i ngrohtë sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.
Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.
“Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Ka mundësi të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-22 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C.” – thuhet në njoftim.