Mot kryesisht me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 18°C - NACIONALE

Mot kryesisht me diell sot në Kosovë, temperaturat deri në 18°C

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Lajme të ngjashme