Mot kryesisht me diell sot në Kosovë, temperatura maksimale jo tipike për janar
Në vendin tonë të hënën pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për mëngjes parashikohen kushte për mjegull.
Temperaturat më të ulëta pritet të sillen mes – 1 dhe 1 gradë Celsius, derisa më të lartat deri në 15 gradë Celsius, jo tipike për muajin e parë të vitit.
“Do të fryjë erë e lehë nga jugperendimi” - thuhet në njoftimin e IHMK-së.