Mot kryesisht me diell sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ndërsa mëngjesi do të jetë me acar.
“Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.”
Njoftimi i plotë:
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë me acar, ku pritet lokalisht të ketë brymë dhe mjegull në ultësira.
Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i lindjes me shpejtësi prej 8-22 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.