Mot kryesisht i vranët sot në Kosovë
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe me reshje bore.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius.
“Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.” – bëjnë të ditur nga Meteo Kosova.