Mot i vranët dhe me reshje shiu sot në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta.
Temperaturat minimalet do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius.