Mosrritja e çmimit të energjisë, Berisha: Rama u dorëzua, bëri sikur guxoi
Njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edit Rama, se fasha 800 kilovat/orë nuk do të hyjë në fuqi në muajin tetor, ka nxitur reagimin e liderit të PD-së, Sali Berisha.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kryeministri është tërhequr nga frika.
“U dorëzua. Para jush i kam dhënë një ultimatum që po rrite çmimin e energjisë do presësh atë që meriton. Por sidoqoftë vendimi i tij për t’u tërhequr nën presion që do të thotë vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Bëri sikur guxoi po s’guxoi. U tërhoq. Kjo është e vërteta”, ka thënë Berisha.