Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës nga qeveria, Rama: Cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues, paralizon kryeqytetin - NACIONALE

Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës nga qeveria, Rama: Cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues, paralizon kryeqytetin

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, reagoi sot lidhur me mos-përfshirjen e buxhetit të komunës së Prishtinës në Buxhetin e Kosovës, duke e cilësuar këtë si “cenim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues”, siç e citoi Ekonomia Online.

“Më 6 shkurt të vitit 2026, Kuvendi i Kryeqytetit e ka miratuar buxhetin e komunës së Prishtinës për vitin 2026. Ky buxhet është dërguar brenda afateve ligjore te Ministria e Administrimit Publik Lokal dhe Ministria e Financave, por nuk është përfshirë në projektligjin për ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës. Kjo është bërë pa asnjë arsyetim dhe pa bazë ligjore”, tha Rama.

Ai paralajmëroi se mospërfshirja e buxhetit ka pasoja të menjëhershme: bllokon shërbimet publike, ndalon projektet kapitale dhe paralizon funksionimin institucional të Kryeqytetit. “Askush nuk ka të drejtë ta marrë peng Kryeqytetin”, shtoi Rama.

Lajme të ngjashme