Mosmarrëveshje në familje, arma e prindit: Policia jep detaje për gruan nga Vitia që u arrestua mbrëmë - NACIONALE

Mosmarrëveshje në familje, arma e prindit: Policia jep detaje për gruan nga Vitia që u arrestua mbrëmë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një gruaje ditën e djeshme.

E njëjta pas një mosmarrëveshje në familje, kishte marrë armën e prindit me 36 fishekë.

Njoftimi:

MBAJTJE NË PRONËSI POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS- MUNICIONIT & KANOSJE

Viti, Gjilan 31.05.2024 – 14:00. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, ka pasur një mosmarrëveshje në familje, e njëjta është takuar në rrugë nga policia dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë me 36 copë fishekë pronë e prindit të saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.\

Lajme të ngjashme