Mosdekretimi i Blerim Isufaj si kryeprokuror, Shala i IKD-së: Osmani nuk e ka shkelur Kushtetutën
Mosdekretimi i Blerim Isufajt si kryeprokuror nga presidentja Vjosa Osmani thuhet se ka të bëjë me shkelje të kushtetutës.
Kështu ka thënë Gëzim Shala nga IKD-ja në emisionin Frontal në T7.
“Defintivisht jo, është brenda rolit të saj.” - tha Shala kur u pyet nëse Osmani ka bërë shkelje kushtetuese.
Ai tutje ka fajësuar Këshillin Prokurorial të Kosovës për dështimin e procesit të përzgjedhjes së Blerim Isufajt si kryeprokuror.
