“Mos e ngrit zërin; s’jam i shurdhër, as budalla”: Vuçiqi nervozohet me pyetjen e gazetarit kosovar
Gazetari Xhemajl Rexha ka pasur një përplasje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi gazetari kosovar e pyeti se pse ai nuk po e nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga BE-ja.
Kjo pyetje, i pengoi Vuçiqit, i cili u pa i norvozuar.
Madje, Vuçiqi i tha gazetarit Rexha se nuk është i shurdhër dhe as budalla.
“Vetëm mos e ngrit zërin, vetëm sillu mirë, unë ju dëgjoj mirë” – deklaroi Vuçiqi, ndërsa Rexhaj i pyeti nëse mundet t’i përgjigjej pyetjes.
“Pse je kaq nervoz? Unë mund të imagjinoj pse je nervoz. Nuk jam i shurdhër, as budalla. Do të prononcojë çfarëdo që më duhet të them” – deklaroi ai.
The usual drama as Vucic was mad I asked him why he doesn't sign the agreements. "I'm not dumb, I'm not deaf", he insists :) https://t.co/8UhNFwqR1U
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) October 26, 2023
Rexhaj e publikoi videon në X, duke shkruar se kjo ishte "drama e zakonshme".
"Drama e zakonshme teksa Vuçiq ishte i nervozuar që e pyeta pse nuk i nënshkruan marrëveshjet. “Nuk jam memec, nuk jam i shurdhër”" - shkroi z. Rexhaj.