Momenti kur Policia e Kosovës arreston të dyshuarit për fajde në Prizren
Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, nën dyshimet për veprën penale “Fajde”.
Të njëjtit, kishin detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme të parave, derisa kishin kërkuar edhe t’ia marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokalem në vlerë të rreth 1 milionë euro.
“Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë përpjekjes se tyre për ta detyruar viktimën në rregullimin e dokumentacionit për bartjen e pronësisë së shtëpisë dhe dy lokaleve pronë e viktimës”, njoftoi Policia.
“Ndaj dy të dyshuarve E.K. dhe A.K., Prokurori i Shtetit – PTH-Prizren ka lëshuar aktvendim për ndalim”, u tha në njoftimin e Policisë.
Më poshtë, pamjet nga aksioni i policisë: