Molliqaj viziton Gucatin: U mbajt në burg vetëm se u përpoq ta mbronte luftën e drejtë të UÇK-së
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se ka vizituar në shtëpinë e tij, Hysni Gucatin, i cili është liruar nga Gjykata Speciale.
Molliqaj ka shkruar se Gucati është mbajtur në burg vetëm se u përpoq ta mbronte luftën e drejtë të UÇK-së nga padrejtësia e Dhomave të Specializuara.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me aktivistë të PSD-së e vizituam në shtëpinë e tij Hysni Gucatin - ish luftëtarin e lirisë dhe ish kreun e OVL - UÇK-së, i cili u mbajt i burgosur padrejtësisht për më shumë se tri vite nga Gjykata Speciale.
Ai mbajti burg vetëm se u përpoq ta mbronte luftën e drejtë të UÇK-së nga padrejtësia e Dhomave të Specializuara.
E gjetëm më të fortë se kurrë e shumë të bindur që edhe kësaj padrejtësie shokët e tij do t'i bëjnë ballë. "Drejtësia do të triumfojë" ishte bindja dhe qëndrimi i tij.
