Molliqaj: Rrethanat kërkojnë veprime të fuqishme opozitare, përballë një qeverisje autoritare - NACIONALE

Molliqaj: Rrethanat kërkojnë veprime të fuqishme opozitare, përballë një qeverisje autoritare

4 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Qeverisë Kurti pas aksionit të sotëm nga partia e tij ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, ndaj të cilit është hedhur miell si shënj revolte ndaj punëtorëve.

Molliqaj ka thënë se rrethanat në të cilat po kalon Kosova, kërkojnë veprime të fuqishme opozitare përballë një Qeverie arrogante, autoritare e gabimisht të orientuar, s'ka tjetër zgjidhje.

Postimi:

AKSION OPOZITAR, PËRBALLË QEVERISË SË KRIZËS
Rrethanat në të cilat po kalon Kosova, kërkojnë veprime t'fuqishme opozitare. Përballë një Qeverie arrogante, autoritare e gabimisht të orientuar, s'ka tjetër zgjidhje.
Çka mbetet tjetër, kur Qeveria i përgjigjet krizës me luftë ndaj punëtorëve?!
Çka mbetet tjetër, kur Qeveria s'i përgjigjet në kohë krizës energjetike e na lë në terr?!
Çka mbetet tjetër kur rritjes së çmimeve Qeveria i përgjigjet me masa që veç jetën e të pasurve e përmirësojnë?!
Çka të bëjmë kur problemit me Serbinë i përgjigjet me marrëveshje partikulare që shtrojnë shtratin e autonimis së Serbisë brenda Kosovës?!
Asgjë tjetër, pos aksionit e veprimit t'fuqishëm opozitar!

Lajme të ngjashme