Molliqaj propozon zgjidhje kalimtare për tejkalimin e krizës: Opozita duhet të formojë një qeveri kalimtare
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka propozuar zgjidhje kalimtare për tejkalimin e krizës aktuale politike në vend.
Ai ka bërë me dije se në Kosovës duhet të krijohet një qeverie të përkohshme dhe kalimtare nga partitë opozitare, nëse ato arrijnë të sigurojnë shumicën parlamentare.
Në emisionin “Politiko”, ai ka thënë se kjo qeveri duhet të ketë mandat dy-vjeçar.
“Zotimet tona janë të thjeshta që i kemi kërku. Partitë opozitare, nëse e krijojnë shumicën, PSD mendon se duhet të krijohet një qeveri e përkohshme e kalimtare me një mandat 2-vjeçar minimum” ka thënë Molliqaj.