Molliqaj për draftin e Asocacionit: Autonomi e mbikëqyrur nga BE-ja - NACIONALE

Molliqaj për draftin e Asocacionit: Autonomi e mbikëqyrur nga BE-ja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka listuar një varg kritikash ndaj Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në lidhje me draft-statutin e Asociacionit, Molliqaj ka pasur një qëndrim të ashpër. Duke folur për Ekonomia Online, ai vlerësoi se ky draft-statut është autonomi e mbikëqyrur nga BE-ja.

“Kemi dy probleme fillimisht Qeveria e Kosovës nuk iu ofrojë draftin ose qasjen deputetëve edhe partive opozitare dhe as opinionit publik dhe ishte qartë se doni të thonin që ka avancime ka përparime të ngjashme, së dyti njëjtë na u soll edhe opozita ndonëse e morën draftin zyrtarisht nga përfaqësuesi special në dialog Lajçak edhe ata njëjtë sikurse Qeveria Kurti dhe këta reaguan njëzëri kjo bie në grup janë duke mbështet këtë draft të Asociacionit. Tashmë drafti është publik po dihet cili është ai dhe nuk asnjë dilemë, është e qartë se Kosova ka dizajnuar një autonomi të mbikëqyrur nga BE prandaj besoj që bëhet fjalë për një ndërim paralel të një etnitetit politik, etnik serb në Kosovë.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme