Molliqaj pas aksionit para Qeverisë: I kanë premtuar 2000 banesa për çifte të reja, nuk kemi as gurthemel
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruar me rastin e dyvjetorit të Qeverisë Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kjo qeveri ka bërë gjysmë mandati, ndonëse thotë se nuk e ka pasur programin transformues.
Molliqaj ka thënë se Kurti në fillim të mandatit ka premtuar 160 çerdhe të reja, po ashtu ka premtuar 2 mijë banesa për çiftet e reja, e që sipas tij deri më tani nuk ka as gurthemel për këto punë.
“Për ditën e dashurisë, për ata që dashurinë e dinë si ngjarje, ngjarja përcjellët me konsekuenca, ajo e ka subjektin e vet besnik. Kurrgjë ma keq s'ka mundur t'i ndodhë ditës së dashurisë se sa ky shpërfytyrim kolosal, kjo gënjeshtër e madhe”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka premtuar rregullim të shëndetësisë si dhe kanë thënë s'do të ketë mungesë barnash, dhe do të fillojnë sigurimet shëndetësore, mirëpo ai thotë se gjendja është veç më e rëndë.
