Molliqaj: Është arrestuar Nol Nushi - NACIONALE

Molliqaj: Është arrestuar Nol Nushi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Social Demokrate, ka njoftuar në Facebookun e tij, se sot rreth orës 16:00 është arrestuar, kolegu i tij i partisë, Nol Nushi.

Sipas Molliqajt, Nushi është ndalur në semafor, teksa ka qenë në veturë, dhe Policia pa prezantuar asnjë urdhërarrest, e ka arrestuar atë.

Më pas sipas Molliqajt, ai është lirurar por i është ndalë leternjoftimi.

Të dyshimt e pa shpjegim ligjor, e ka quajtur Molliqaj, këtë arrestim, duke kërkuar hetim urgjent të vijes komanduese.

Postimi i Molliqajt:

Arrestohet Nol Nushi

Rreth orës 16:00, Nol Nushi është ndalur në semafor, teksa ishte në veturë. Policia nuk ka prezantuar asnjë urdhër arrest, duke shkelur rregullat dhe ligjin në fuqi. Ata kanë arrestuar Nolin pa asnjë mbulesë legjitime, legale dhe e kanë dërguar në stacionin policor- jug.

Kjo mënyrë e arrestimit pa prezantimin e fletarrestit i çel rrugë arbitraritetit. Reagimi ynë duhet të jetë i orientuar drejt kësaj mënyre funksionimi që lë vend për keqpërdorim nga pushteti, i forcave policore, në momente kur i duhet. Nëse i nënshtrohemi arbitrariteti sot, nesër përndjekja politike do të përligjet me veprime të tilla.

Nol Nushi lirohet, por i ndalet letërnjoftimi. Ky veprim policor nuk ka asnjë shpjegim ligjor dhe si i tillë është tejet i dyshimitë. Prandaj duhet që ndaj policëve dhe vijës komanduese të hapen hetime urgjente.

Lajme të ngjashme