Molliqaj: “7 vite pa drejtësi për Astritin, por ky përvjetor ka diçka të re; marrëveshja ka tjetër emër” - NACIONALE

Molliqaj: “7 vite pa drejtësi për Astritin, por ky përvjetor ka diçka të re; marrëveshja ka tjetër emër”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në rastin e shtatë vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivistit të Vetëvendosjes, ka shkruar edhe Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke e kujtuar përmes një fotografie të Deharit kundër Marrëveshjes së Brukselit, marrëveshja kjo që qendërzohej në Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, e që përbënte boshtin kundërshtues më të madh të Vetëvendosjes. Kjo marrëveshje tash po zbatohet nga po të njëjtët.

Reagimi i Molliqajt:

Sot u mbushën 7 vite pa shokun tonë Astrit. U bën 7 vite pa drejtësi mbi rastin e tij. Por, ky përvjetor ka edhe diçka të re: ka filluar edhe zyrtarisht braktisja e idesë që e themelon shoqërinë politike.

Aparati i mbyllur konceptual ruan monopolin e interpretimit. Marrëveshja ka tjetër emër. Kjo mjafton, jemi në linjë me historinë dhe idealet. Kaq lehtë ia hodhëm, kështu ua pret mendja atyre.

Rasti tragjik i Astritit është ilustrimi më flagrant për nivelet e përbindshme ku mbërrin instrumentalizimi politik e pushtetor.

(Pa)drejtësia mbi rastin Astrit Dehari është simptoma që kur e dekonstrukton gjen shpjegimin për pushtetin dhe ligjet e drejtësisë. Sot simptomë, nesër akuzë.

Lajme të ngjashme