Modesta Uka shkëlqen në Ligën e Kampionëve, shënon dhe asiston në fitoren e Sturmit
Futbollistja kosovare, Modesta Uka ka qenë brilante në paraqitjen e saj për skuadrën austriake, Sturm Graz, në Ligën e Kampionëve.
Uka, e cila la lindur dhe është ndërtuar si futbolliste në Austri. ishte padyshim futbollistja më e mirë në fushë në këtë fitore të Sturm, i cili trimfoi 5-1 kundër rivalit nga Kazakistani, Tmiris-Turan.
Për ta bërë edhe më inspiruese paraqitjen e saj, Uka u inkuadrua në lojë me të filluar pjesa e dytë, para se të shënonte golin e katërt për skuadrën e saj, për të asistuar pastaj për të pestin.
Uka ishte paraqitur edhe kundër Real Madridit së fundmi, ndeshje në të cilën po ashtu impresionoi.
Përndryshe, ajo është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe, pa dyshim, një prej futbollisteve më të mira në kampionatin e Austrisë në kategorinë e grave.