Mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës, mjekët e vërejtën atë në xhepin e pacientit - NACIONALE

Mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës, mjekët e vërejtën atë në xhepin e pacientit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia Rajonale e Pejës, është informuar për një mjet shpërthyes në spitalin e këtij qyteti. Stafi mjekësor po dyshohet se e kanë vërejtur një mjet shpërthyes në xhepin e jaknes së pacientit.

Lajmin e ka konfirmuar për gazetën, zëdhënësi në policinë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim", tha Gashi.

Lajme të ngjashme