Mjeku kosovar me akuza ndaj shtetit për ndërtimin e spitaleve publike
Talat Gjinolli, neurokirurg kosovar ka kritikuar ecurinë e sistemit shëndetësor për ndërtimin e objekteve publike shëndetësore në Kosovë.
Përmes një postimi, Gjinolli ka thënë se ndërtimi i objekteve publike shëndetësore pa sistem shëndetësor funksional është abuzim i pastër i parasë publike.
“Planifikimi dhe ndërtimi i objekteve publike shëndetësore, pa SISTEM shëndetësor funksional, thjesht është diletantizëm, në mos “abuzim” i pastër me paranë publike. Kemi SEKTOR por JO SISTEM shëndetësor”, ka shkruar ai.
E kësaj deklarate të Gjinollit i ka reaguar anëtari i Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Muhamedali Kodra.
“Të gjithë e dijmë që nuk kemi nevojë për objekte dhe spitale të tjera. Edhe sponzoruesit e kësaj ideje e dinë. Kërkesat e këtilla më shumë e kanë qëllim shpërqendrimin nga reforma (blerje kohe për zgjatjen e kësaj gjendje) se sa në fakt realizimin e kërkesave të tilla”, ka shkruar Kodra.
E i menjëhershëm ka qenë replikimi i doktorit Gjinolli. Ai ka deklaruar se eksekutivi kosovar sot nuk e ka idenë se si funksionon një sistem shëndetësor.
“Muhamedali Kodra perkundrazi une mendoj se nuk e kane as idene se si funksionon nje SISTEM shendetesor. Dhe keto veprime i kuptoj vetem si “hajt se kinse po bejme diçka”, edhe ashtu ,askush dhe asnjehere,prej “menaxherave” te parase publike nuk kane dhene kurrefare pergjegjesie”, ka replikuar Gjinolli.