Mjekët po vazhdojnë ta lëshojnë Kosovën me të madhe, sytë nga Gjermania - NACIONALE

Mjekët po vazhdojnë ta lëshojnë Kosovën me të madhe, sytë nga Gjermania

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon më ketë ritëm, derisa shifrat tregojnë se më shumë se 200 mjekë në vit po largohen nga vendi drejt shteteve të BE-së, kryesisht Gjermanisë.

Siç raporton albora.ch, mjekët në Gjermani kanë pagë gjashtë herë më të lartë se kolegët e tyre në Kosovë. Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 630 euro, derisa, shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4,000 euro, dhe sigurisht kjo mbetet nder arsyet e para që mjekët më ngulm kërkojnë vend pune në Gjermani.

Vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut por edhe Serbia, këto 5 vitet e fundit kanë përjetuar migrimin më të madh të qytetarëve e sidomos ata nga fusha e mjekisë, ndërtimit dhe profesione tjera që kërkohen nga shtetet si Gjermania, Austria por edhe atyre skandinave.

Republika e Kosovës llogaritet të jetë më pagat më të ulëta për profesionistët shëndetësor, ani pse kjo çështje është diskutuar shumë dhe ka pasur protesta të ndryshme, Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 610 euro, derisa shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4000 euro.

Lajme të ngjashme