Mitsotakis në Beograd: Nuk e kemi ndryshuar qëndrimin për Kosovën, po i ndjekim me ankth ngjarjet e mujave të fundit
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet nuk ka ndryshuar.
Mitsotakis i bëri këto deklarata pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë viztës së tij në Beograd.
“Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar dhe ne vazhdojmë të besojmë se rruga më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është përmes ndërmjetësimit dhe dialogut evropian, që do të kontribuonte shumë në qëndrueshmërinë e rajonit, një qëllim që ne të gjithë e synojmë. Ne i kemi vëzhguar dhe ndjekur nga afër zhvillimet e muajve të fundit dhe zoti Vuçiç po kërkon qëndrueshmëri”, tha kryeministri grek, sipas një përkthimi zyrtar, përcjell Zëri i Amerikës.