Mitsotakis me Vuçiqin: Greqia s’ndërron qëndrim rreth pavarësisë së Kosovës - NACIONALE

Mitsotakis me Vuçiqin: Greqia s’ndërron qëndrim rreth pavarësisë së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qëndrimi i Greqisë ndaj shtetësisë dhe pavërisës së Kosovës “mbetet i pandryshuar”, ka thënë Kyriakos Mitotakis në një konferencë të përbashkët në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mitsotakis iu referua fare shkurtazi asaj se Greqia mbetet njëra nga pesë shtetet mosnjohëse të Kosovës në bllokun njëzet e shtatë shtesh evropian.

Duke shtuar se Vuçiq e ka njoftuar për dialogun me Kosovën, Mitsotakos tha se: “Ju e dini se qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar dhe ne besojmë se ndërmjetësimi dhe dialogu evropian është mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve”.

Lajme të ngjashme