Mitrovicë: I dyshuari kapet me vëllezërit për pronë, dëmton dyert dhe gjuan me armë zjarri
Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në Mitrovicë.
Atje një person i dyshuar është kapur me vëllezërit e tij për pronë.
Njoftimi:
Rr. Ilaz Dibrani, Mitrovicë Jugu 22.07.2025 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje pronësore me vëllezërit e tij, ka dëmtuar dyert e hyrjes dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Njësiti policor ka konfiskuar armën me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.