Mitrovicë e Veriut: Arrestohet një 28-vjeçar për sulm ndaj një shoferi taksie
Një shofer taksie është sulmuar fizikisht nga një pasagjer që kishte refuzuar të paguante shërbimin të shtunën në Mitrovicën e Veriut.
Sipas policisë, shoferi u godit me grusht në fytyrë nga i dyshuari, i cili më pas u largua nga vendngjarja. I dyshuari 28-vjeçar (N.M) u identifikua dhe u arrestua, bëhet e ditur në njoftim.
Policia ka siguruar prova që e lidhin atë me incidentin, ndërsa rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Mitrovicës Veri, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari, (N.M), 28 vjeç. Arrestimi është kryer mbi bazë të dyshimeve të arsyeshme dhe provave të siguruara që e lidhin të dyshuarin me rastin e raportuar”.
“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, rasti është iniciuar si ‘Lëndim i lehte trupor’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim, raporton Klan Kosova.