Mitrovicë, Behrami: Në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt - NACIONALE

Mitrovicë, Behrami: Në pothuajse çdo klasë nëpër vendvotime të mëdha janë gjetur fletëvotime me numra serikë të çrregullt

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar deputetin Albin Kurti se "ka shfrytëzuar krejt potencialin shtetëror, grupe të nëntokës, grupe kriminale për të fabrikuar një fitore, e cila ditëve të ardhshme mund të shndërrohet në skandalin më të madh zgjedhor në historinë e Kosovës së pasluftës."

Ai ka thënë se në shumë vendvotime të mëdha janë hasur fletëvotime me numra serikë që nuk korrespondojnë me klasat përkatëse, çka e ka cilësuar si indikator të qartë për trafikim votash. Behrami ka shtuar se janë gjetur edhe fletëvotime të një klase në klasë tjetër, duke e përshkruar këtë si praktikë të përhapur dhe jo si rast të izoluar.

Lajme të ngjashme