Mitrovica e Jugut pa rrymë, veriu shndërrit nga dritat (Foto)
Shumë qytete të Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike, për shkak të krizës.
Pas disa ditësh ku reduktimet ishin 6 me 2, tani Kosova po përballet me mungesë edhe më të madhe të energjisë elektrike.

Gjatë ditës së sotme, në Mitrovicën e Jugut reduktimet kanë qenë 3 me 3.

Aktualisht, burime të Nacionales tregojnë se në këtë qytet nuk ka energji elektrike.
Por siç shihet në disa pamje që i ka siguruar Nacionale, Mitrovica e Veriut ka rrymë, derisa nuk dihet nëse edhe atje po pëballen me reduktime.