"Mirësevini në Luginën e Preshevës", Ragmi Mustafi i pret krah hapur Besnik Bislimin e Arbërie Nagavcin - NACIONALE

"Mirësevini në Luginën e Preshevës", Ragmi Mustafi i pret krah hapur Besnik Bislimin e Arbërie Nagavcin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, ka postuar disa fotografi, me anë të së cilave u ka dëshiruar mirëseardhje dyshit të Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministres së MASHTI-t, Arbërie Nagavci.

“Z.Bislimi e Znj.Nagavci , mirësevini në Luginë të Preshevës!”, shkroi Mustafi në profilin e tij Facebook, duke bashkangjitur disa fotografi.

Kujtojmë që kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka refuzuar të takohet me dy vartësit e Kurtit.

“Nuk do të takohem me ta. E kanë injoruar Komunën e Presheves dhe çdo shqiptar në Luginë. Arsye tjetër janë politikat e LVV-së, sepse unë nuk i nënshtrohem atyre dhe për shkak të kritikave të cilat i jap në kuadër të politikave të saj në dialog. I shoh të manget në koncept dhe në përfshirje të shqiptarëve në zgjidhje”, tha Arifi për Express.

Lajme të ngjashme