Mirena tallet me Kurtin, Nagavcin e Bulliqin: "Sa keq për këtë djalin e vogël, i paskan ra n’klasë gjithë këta ngelqana" - NACIONALE

Mirena tallet me Kurtin, Nagavcin e Bulliqin: "Sa keq për këtë djalin e vogël, i paskan ra n’klasë gjithë këta ngelqana"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti i zhvillimeve politike, Ilir Mirena, ka ironizuar më një fotografi të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci të bërë gjatë një vizite në një shkollë të Komunës së Podujevës.

Në fotografinë ku shihet Kurti, Nagavci, Bulliqi dhe një nxënës, të ulur në bankat e shkollës, Mirena ka thënë se nxënësi qenka ulur me ‘ngelqana’.

Sa keq per kete djalin e vogel! I paskan ra n’klase gjithe k’ta ngelqana. Thote vetemevete, “krejt t’mdhaj, mas orarit edhe kane me m’rreh, s’di qysh shkoj n’shpi”…”, ka shkruar Mirena.

Kutjojmë se Qeveria Kurti po vazhdon me presion ndaj mësimdhënësve që të ndalin grevën dhe të fillojnë mësimin.

Sipas institucioneve, mësimi pjesërisht po mbahet në 11 komuna, teksa SBAShK-ut po thotë se greva po vazhdon dhe janë më të bashkuar se kurrë që të mos ndalet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme