Mirena tallet me intervistimin e ambasadorit Berishaj: Prej mëngjesit po blen kohë
Analisti Ilir Mirena ka komentuar intervisitmin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ai ka ironizuar me shefen e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusali-Lila, e cila dje një deputet të partisë në pushtet e nxiste të fliste në Kuvend për të blerë kohë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mirena ka shkruar se Berishaj prej mëngjesit po blen kohë.
“Martin Berishes i paska thane Mimoza kqyr bleje kohe, veç mos shaj najsen. Ky, prej mengjesit tuj ble kohe...”, ka shkruar Mirena.