Mirena reagon për analizën e ASHAK-ut ku thotë se "Kosova pranoi njohje me korrupsion" - NACIONALE

Mirena reagon për analizën e ASHAK-ut ku thotë se "Kosova pranoi njohje me korrupsion"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Ilir Mirena, ka reaguar ndaj kryeakademitu të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja pas publikimit të një analizë e cila po komentohet me të madhe për shkak të punimit të dobët të saj dhe elementeve të tjera paragjykuese e të pavërtetuara.

Mirena ka komentuar një pikë të kësaj analize ku thuhet se Kosova njohjet ndaj pavarësisë i ka fituar me “korrupsion”.

Sipas Mirenës këto argumete i përdorë Serbia ndaj Kosovës.

Dmth sipas kryeakademikut Kosova njohjet nga shtetet tjera i paska marr me korrupsion. Keso argumente perdore edhe Serbia kunder Kosoves...”, ka shkruar Mirena.

Ndryshe analiza e ASHAK-ut titullohej “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”, në tekstin me 39 faqe, AShAK-u i komenton edhe Serbinë, Kishën Ortodokse, BE-në, Planin e Ahtisarit, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Edi Ramën, Vetëvendosjen, Ali Ahmetin, BIK-un, Turqinë, fundamentalizmin islamik, Gjykatën Speciale e shumë çështje të tjera.

AShAK-u e akuzon edhe shtetin e Kosovës se "pranoi" njohje të sponsorizuara të shtetësisë në mënyrë korruptive.

"Kosova bëri gabim të madh që pranoi njohje të sponsorizuara në mënyrë korruptive, sepse Serbia, po me korrupsion, njohjet e tilla i bëri pothuajse të papërdorshme etj." - thuhet në analizën e këtij institucioni.

Lajme të ngjashme