Mirena për Kurtin: Po ta përkujton Oliverin, e s'po ta bon Zajednicen a?" - NACIONALE

Mirena për Kurtin: Po ta përkujton Oliverin, e s'po ta bon Zajednicen a?"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti i politikës, Ilir Mirena ka reaguar përsëri për fjalimin e kryeministrit, Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Mirena ka thënë se në momentin që Kurti e përkujton Ivanoviqin atëherë mundet që ta themelojë edhe Asociacionin.

Po ta perkujton Oliverin, e s'po ta bon Zajednicen a? Albin Kurti veç mos me i zhdryp xhipit t'zi e mos me mbet pa 30 truproje, s'ka me lane t'zeze pa ba... Miredita, 51 perqindesh...” – ka shkruar Mirena.

Ndërkohë rrjetet sociale jaën mbushur me reagime ndaj fjalimit të Kurtit për Ivanoviqin.

Ai po kritikohet pasi sa ishte opozitar e kishte quajtur kriminel e tani si person i “respektueshëm”.

Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.” – ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme